Sport

Mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe iu nënshtrua sërish një operacioni…

Presnel Kimpembe ka postuar një foto të tij në Instagram pas operacionit të tendinit të Akilit. Rikthimi në fushë i mbrojtësit të PSG-së pritet në pranverë.

3 Janar 2024, 10:17 Nga DOSJA

Mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe iu nënshtrua sërish

FRANCE - Presnel Kimpembe iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për herë të dytë në tendinën e tij të këputur të Akilit. Në ditën e zgjatjes së kontratës së tij deri në vitin 2026, klubi njoftoi se mbrojtësi "do t'i nënshtrohej korrigjimit kirurgjik" pas operacionit të tij të parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by PRESNEL KIMPEMBE (@kimpembe3)

Mbrojtësi u rikthye në stërvitje nëntorin e kaluar, por preferoi të mos nxitonte rikthimin e tij dhe t'i nënshtrohej rioperimit, i vetëdijshëm për seriozitetin e këtij lloj dëmtimi. 

Ai nuk ka luajtur që nga 26 shkurti 2023, datë e dëmtimit të tij gjatë një fitoreje të madhe kundër OM (3-0). Rikthimi i lojtarit në fushë do të shpresohet në pranverë, edhe nëse PSG nuk ka dhënë asnjë datë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll