Politike

Skandali/ Policia dhunon dhe ceremoninë mortore, Beleri rrëmbehet në varreza, qytetarët revoltohen (VIDEO)

I shoqëruar me forca speciale për të përcjellë gjyshen në banesën e fundit, leja 6 orëshe e fituesit të Bashkise së Himarës, nisi dhe përfundoi me trajtimin pakuptueshmërisht jonjerëzor të forcave të rendit.

31 Dhjetor 2023, 16:29 Nga a.l
Skandali/ Policia dhunon dhe ceremoninë mortore, Beleri rrëmbehet
Fredi Beleri

HIMARË- Ajo që ka ndodhur me Fredi Belerin sot i ka kaluar kujtimet e diktaturës komuniste. I shoqëruar me forca speciale për të përcjellë gjyshen në banesën e fundit, leja 6 orëshe e fituesit të Bashkise së Himarës, nisi dhe përfundoi me trajtimin pakuptueshmërisht jonjerëzor të forcave të rendit.

Që me mbërritjen në Himarë, nuk e lejuan të futej në Kishe ku po bëhrj mesha e përcjelljes së gjyshes. Beleri ishte aty, por brenda ne furgonin e policisë, pa u lejuar të respektojë të ndjerën siç është tradita, pa u lejuar të takoje familjarët, madje pa u lejuar të takojë dhe djalin e tij.


I vetmi moment që nuk mund të shmangej takimi i i tij me familjarët ishte në varrezat e qytetit, ku forcat policore u kujdesën ta rrethonin Belerin sikur të kishin te benin me një terrorist. Zelli i policisë shkaktoi dëme edhe në varret prane, ndërsa rreth 500 banoret që merrnin pjese ne ceremoni ndiqnin të tmerruar spektaklin e policisë. Sapo ceremonia mbaroi, policët vrapuan ta marrin nga krahët dhe ta tërheqij me forcë, ndërkohë që Beleri po fliste me familjarët.

Karvani i policisë çante mes turmës, sa me dhunë, aq edhe me te bertitura, sikur po ekavuonte një kriminel nga një zone lufte.

Më pas e futën në furgon dhe u nisën me shpejtësi drejt Tiranës, duke lënë pas revoltën e banorëve. Kështu 6 orët e lejes së Belerit u rrfuktuan në 30 minuta përcjellje të gjyshes, një nje spektakël te makabritetit represiv, që e trajton të zgjedhurin e zonës si kriminel dhe zgjedhësit e tij si keqbërës./ Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll