Sport

Alisha Lehmann duket ka rindezur romancën me yllin e Premier Ligës, teksa ata kalojnë bashkë mbrëmjen e Vitit të Ri...

Alisha Lehmann duket se është ribashkuar me yllin e Premier League, Douglas Luiz, pasi ajo ndau fotot e tyre së bashku në natën e Vitit të Ri.

2 Janar 2024, 18:40 Nga DOSJA

Alisha Lehmann duket ka rindezur romancën me yllin e Premier Ligës,

ANGLI - “SunSport” zbuloi ekskluzivisht në nëntor se çifti, të cilët luajnë respektivisht për Aston Villa Women dhe Aston Villa, ishin ndarë pas një romance njëvjeçare.

Kuptohet se ata u ndanë pas debateve të ashpra mbi një kalendar, që Lehmann zbuloi në shtator. Por duket se tani ata e kanë rindezur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, pasi Lehmann postoi foto të tyre së bashku gjatë periudhës festive.

Alisha Lehmann duket ka rindezur romancën me yllin e Premier Ligës,

Të hënën, sulmuesja zvicerane u dha fansave një paraqitje të shkurtër të festës së Vitit të Ri në të cilën ajo mori pjesë, ku u shfaq në foto përkrah njerëzve të dashur dhe një mori tullumbacesh të bardhë.

Alisha Lehmann duket ka rindezur romancën me yllin e Premier Ligës,

Në fillim të vitit 2022, Lehmann hoqi dorë nga apartamenti i saj i marrë me qira, për t'u transferuar në shtëpinë me pesë krevate të Luizit prej 1.5 milionë funtesh në Sutton Coldfield, Birmingham.

Alisha Lehmann duket ka rindezur romancën me yllin e Premier Ligës,

Lehmann, e cila gjithashtu luajti për West Ham dhe Everton në huazim, më parë kishte një lidhje me shokun e saj të skuadrës në Zvicër, Ramona Bachmann. Ajo ka shënuar 12 gola në 62 paraqitje për Villa, e cila ndodhet në vendin e nëntë në Superligën e Femrave.

Ndërkohë, Luiz ka shijuar një sezon të bujshëm nën drejtimin e Unai Emery, duke kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime në 28 ndeshje, duke përfshirë golin fitues në një fitore 3-2 ndaj Burnley, më 30 dhjetor.

Klubi i Midlands është në vendin e dytë në tabelën e Premier League, vetëm tre pikë larg liderit Liverpool. Ata gjithashtu kanë kaluar edhe në 16-tën e fundit të Ligës së Konferencës së Evropës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll