Politike

Berisha në arrest shtëpie, reagon Ilir Meta: Vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës

Ai shprehet se ky izolim i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

30 Dhjetor 2023, 20:19 Nga r.ll
Berisha në arrest shtëpie, reagon Ilir Meta: Vepër e
ilir meta, sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar pasi GJKKO dha sot vendimin për masë "arrest në shtëpi" për liderin demokrat, Sali Berisha. 

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky vendim është akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Ai shprehet se ky izolim i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

POSTIMI

Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë.

ilir meta sali

Sondazh

Poll