Sport

A e dini se kush e shënoi golin e parë zyrtar të vitit 2024 dhe të fundit në 2023?...

Rekorde të 'vulosura' nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit

2 Janar 2024, 12:00 Nga DOSJA

A e dini se kush e shënoi golin e parë zyrtar të vitit 2024 dhe

GJERMANI - Vitet u ndërruan, por topi vazhdoi të rrotullohej nëpër botë. Këtë të hënë, ditën e parë të vitit të ri, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) miratoi atë që ishte, në terma zyrtarë, goli i fundit që u shënua në 2023 dhe i pari në 2024.

Kriteri ishte zona kohore, e vendosur në konteksin e 'Kohës Universale të Koordinuar' (TUC), referenca nga e cila llogariten të gjitha zonat e tjera kohore në botë. 

Lojtari i parë që shënoi gol në vitin e ri ishte Marcus Antonsson, në Ligën e Parë Australiane. Sulmuesi suedez, nga Western Sydney Wanderers, hapi rezultatin në minutën e 3-të, në fitoren ndaj Macarthur (3-1). Ai e futi topin në portë në orën 6.03 të mëngjesit të 1 janarit 2024!

Nga ana tjetër, pikërisht në Xhamajka, u shënua goli i fundit i vitit 2023. Jalmaro Calvin (Antigua dhe Barbuda), shënoi në minutën e 34-të dhe i dha fitoren Cavalierit, kundër Dunbeholden (1-0), kur koha TUC shënoi 23.17 orë, më 31 dhjetor 2023!

Ja dhe goli i parë i vitit 2024:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A-Leagues (@aleagues)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll