30 Dhjetor 2023, 18:29
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për masën e vendosur nga GJKKO për liderin e opozitës, Sali Berisha.
Në deklaratën e tij, Bardhi shprehet se një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që sipas tij defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi
Ai shprehet izolimi i Berishës, është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe ai thotë se kjo lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës dhe kjo do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së.
DEKLARATA E PLOTË:
Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.
E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.
Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.
Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.
Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!
gazment bardhi sali berisha
Politike
30 Dhjetor 2023, 16:46
r.ll
sali berisha
TIRANË- Vendimi i GJKKO për të lënë liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha në arrest shtëpie dhe n...
Politike
30 Dhjetor 2023, 16:57
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas miratimit të masës së “arr...
Politike
30 Dhjetor 2023, 16:07
r.ll
oficerët e policisë gjyqësore
TIRANË- Një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore mbërritën në pal...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:43
r.ll
sokol mëngjesi, genc gjokutaj
TIRANË- Avokatët e liderit demokrat, Sali Berisha kanë reaguar pas masës "arrest në shtëpi...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:29
a.l
Lulzim Basha dhe Edi Rama
TIRANË- Grupi i Bashës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën, duke...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:18
r.ll
TIRANË- Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit që Gjykata vendosi ndaj liderit të opozitës, Sali Beri...
Politike
30 Dhjetor 2023, 15:04
r.ll
luciano boci
TIRANË- Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, lexoi deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, pas vendimi...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:53
I.A
Banesa e Berishes
TIRANË- Oficerët e policisë gjyqsore kanë mbërritur në banesën e kryedemoktratit Sali Berisha p&e...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është tërhequr nga nisma Ballkani i Hapur dhe se kjo nism&eum...
Politike
30 Dhjetor 2023, 14:14
a.l
Flamur Noka
TIRANË- Ka ardhur reagimi i parë nga deputetët e opozitës për arrestin me burg për Sali Berishën. Mbësh...