Bota

Veseli paralajmëron Haradinajn: Asnjë qeveri nuk mund të rrezikojë marrëdhëniet me SHBA

4 Mars 2019, 13:00 Nga DOSJA
Veseli paralajmëron Haradinajn: Asnjë qeveri nuk mund të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, ka qenë shumë i ashpër, gati paralajmërues për aleatin Ramush Haradinaj.

“Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në. Ju e keni vërejt që unë jam tërheqë nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu, kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi Veseli në Mitrovicë.

Megjithatë kryetari i kuvendit është pro reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë.

“Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vetë me mbrojtë Kosovën. Ju kujtohet kur i pata thënë Avdullahut që me na lanë edhe neve me i ndihmu me mbrojtë Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigjë qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, tha Veseli.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kosove-serbi ramush haradinaj taksa per mallrat serbe kadri veseli kosove-serbi ramush haradinaj taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll