Sport

Panathinaikos shtron darkën e fundvitit, me kërkesë të Fatih Terimit - Shikoni videon

Lojtarët dhe trajnerët e “të gjelbërve” kanë darkuar bashkë me familjarët e tyre

31 Dhjetor 2023, 16:42 Nga DOSJA

Panathinaikos shtron darkën e fundvitit, me kërkesë të Fatih

GREQI - E gjithë skuadra e futbollit të Panathinaikos është mbledhur mbrëmjen e së shtunës për të darkuar me kërkesë të trajnerit Fatih Terim. Në fakt aty ishin edhe familjet e anëtarëve të saj.

Trajneri turk vlerësoi edhe rëndësinë e atmosferës familjare në prezantimin e tij, duke thënë se skuadra është një familje e madhe, të cilën ai dhe lojtarët e tij kanë nevojë për të arritur titullin.

“Të gjelbrit” publikuan një video të vogël nga ajo mbrëmje, ku yll është trajneri 70-vjeçar turk, i cili ka shkuar për të bërë një foto me Ioannidis, Sporar, Verbic dhe Cerin dhe ka pozuar me ta.

Në storien që ka ngarkuar PAE, është shkruar “Një natë së bashku” dhe në fund të frazës ka vënë një tërfil.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll