Sport

Panik në Brisbane, një gjarpri helmues hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen… (video)

Ndeshja e Dominic Thiem me James McCabe, u ndërpre për 40 minuta për të kapur gjarpërin

31 Dhjetor 2023, 17:00 Nga DOSJA

Panik në Brisbane, një gjarpri helmues hyn në fushë dhe

AUSTRALI - Sezoni në Australi nuk nisi mirë për Dominic Thiem. Tenisti austriak, i cili ka fituar US Open dhe ka arritur numrin 3 në renditjen botërore, zgjodhi turneun e Brisbane për t'u përgatitur për Australian Open.

Në ndeshjen e tij të parë ai u përball me James McCame, por loja e tyre u ndërpre për 40 minuta, pasi një gjarpër hyri në fushë. 

Gjarpri helmues, rreth 50 cm i gjatë, i cili mund të vrasë një njeri nëse kafshohet, shkaktoi panik në tribuna dhe në fushë dhe u thirr një ekspert për ta hequr atë. Procesi zgjati 40 minuta dhe ndeshja vijoi me Tim, që fitoi 2-1 sete. 

“I dua kafshët, veçanërisht ato ekzotike. Por ata më thanë se ishte një gjarpër helmues dhe ishte afër fëmijëve të topit, kështu që ishte një situatë e rrezikshme. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë dhe sigurisht nuk do ta harroj kurrë”,- ka komentuar austriku Tim. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll