Politike

Avokatët e Berishës: GJKKO s'na dha vendimin se pse s'pranuan kërkesën e parë për përjashtimin e Irena Gjokës

Me anë të një njoftimi për mediat, avokatët e Berishës, theksojnë se GJKKO duhet t'i informojë se cila është arsyeja që nuk u ka vendosur në dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, herën e parë.

29 Dhjetor 2023, 16:52 Nga I.A
Avokatët e Berishës: GJKKO s'na dha vendimin se pse
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokatët e kryedeokratit Sali Berisha kanë komentuar njoftimin e Gjykatës së Posaçme se nuk i ka shkuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Me anë të një njoftimi për mediat, avokatët e Berishës, theksojnë se GJKKO duhet t'i informojë se cila është arsyeja që nuk u ka vendosur në dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, herën e parë.

“GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, reaguan avokatët.

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll