Politike

SPAK u kontrolloi banesat, dalin emrat e bashkëpunëtorëve të Ilir Beqajt

Mësohet se SPAK ka hapur një hetim të ri për korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj disa personave.

29 Dhjetor 2023, 18:46 Nga I.A
SPAK u kontrolloi banesat, dalin emrat e bashkëpunëtorëve të
Ilir Beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme ka krye kontrolle në kompaninë 'Delta Pharma', banesën e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe disa personave të tjerë. Mësohet se SPAK ka hapur një hetim të ri për korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj disa personave.

GJKKO ka miratuar kontroll banese, automjeti dhe telefoni për persona Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Personi që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Beqajt, është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor.

ilir beqaj arben dani ermal kurtulaj sabian kurtulaj gazmend prenga

Sondazh

Poll