Sport

Ronaldo, i indinjuar për lënien jashtë “Top-10” të vitit 2023 nga IFFHS. Ja renditja…

Si ai dhe familja e tij kanë dërguar mesazhe ironike herë pas here, edhe kur Leo Messi po fitonte “Topin e Artë” që ata e konsideronin të padrejtë. 

29 Dhjetor 2023, 16:20 Nga DOSJA

 

Ronaldo, i indinjuar për lënien jashtë “Top-10”

GJERMANI - Edhe pse për shumë Cristiano Ronaldo nuk zë më vend në “Olimpin” e futbollit botëror, duket se portugezi vazhdon të mendojë pikërisht të kundërtën. 

Gjatë gjithë karrierës së tij, tashmë lojtari i Al-Nassr nuk ka ngurruar të tregojë mosmarrëveshjen e tij kur nuk i ka pëlqyer se ai nuk renditej ndër më të mirët në botë. 

Si ai dhe familja e tij kanë dërguar mesazhe ironike herë pas here, edhe kur Leo Messi po fitonte “Topin e Artë” që ata e konsideronin të padrejtë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A Bola (@abolapt)

Dukej sikur e gjithë kjo kishte ndodhur, por jo. Zakonet e vjetra nuk humbasin dhe  Cristiano Ronaldo la sërish një koment të ri, kur Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) zyrtarizoi “Top 10” lojtarët më të mirë të vitit 2023, të kryesuar nga Erling Haaland dhe ku i vetmi portugez që u shfaq ishte Bernardo Silva, kampion me Manchester Cityn, në vendin e tetë. 

Ja dhe renditje e “Top 10” të IFFHS për vitin 2023

1. Erling Haaland (Manchester City)
2. Kylian Mbappé (PSG)
3. Leo Messi (PSG/Inter Miami)
4. Rodri (Manchester City)
5. Jude Bellingham (Dortmund/Madrid)
6. Kevin de Bruyne (Manchester City)
7. Harry Kane (Tottenham/Bayern)
8. Bernardo Silva (Manchester City)
9. Vinicius Jr (Madrid)
10. Lautaro Martínez (Inter)

CR7 nuk vonoi të reagojë dhe e bëri këtë në një publikim në gazetën portugeze “A Bola”, e cila i bëri jehonë renditjes, duke iu përgjigjur me emoticone të qeshura dhe duke mbuluar fytyrën, duke treguar se nuk ishte dakord që të mos ishte pjesë, ndërsa Leo Messi ishte i treti, gjë që me siguri e thumboi. 

Edhe pse është e vërtetë që Cristiano Ronaldo luan në ligën e Arabisë Saudite, portugezi do ta mbyllë vitin 2023 si lojtari me më shumë gola të shënuar, pasi ai ka shënuar 53 gola këtë vit. Kjo është arsyeja pse ju ndoshta mendoni, se duhet edhe CR7-ta të shfaqet në “Top 10” të IFFHS.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll