Sport

Brazili, i mërzitur nga rinovimi i Ancelottit: "Fundi i një ëndrre, projekti i frustruar"

Reagimi i gazetave kryesore braziliane është i menjëhershëm dhe ata e cilësojnë si një goditje të rëndë nënshkrimin e Ancelottit me Real Madridin.

29 Dhjetor 2023, 14:50 Nga DOSJA
Brazili, i mërzitur nga rinovimi i Ancelottit: "Fundi i një

BRAZIL - Ata ishin duke i bërë llogaritë me të, por befas kalaja është shembur. Brazili pëson goditjen e rëndë të njoftimit zyrtar të rinovimit të Carlo Ancelottit si trajner i Real Madridit deri në vitin 2026. 

Federata braziliane ka provuar gjithçka dhe në vend ishte fiksuar figura e italianit si ai që mund të sillte rregull në një skuadër me shumë talente, por që pushoi së shkëlqyeri që në Botërorin e kaluar.

Ndaj njoftimi për rinovimin ka qenë një goditje e rëndë dhe kjo pasqyrohet në gazetat kryesore të vendit. “Fundi një ëndrre”, titullohet gazeta Lance. “Projekti i frustruar”, komenton O Globo, ose “historia ka mbaruar”, thotë Gazeta Esportiva. 

Fakti është se emri i Carlo Ancelottit jehon në gazetat braziliane, që prisnin trajnerin aktual të Real Madridit, në qershorin 2024.

Zëvendësuesit e mundshëm

Me Ancelottin tashmë të paarritshëm, emrat e zëvendësuesve të mundshëm kanë filluar të dëgjohen. Madje, shfaqet edhe ai i José Mourinhos, trajnerit të Romës. Shtypi brazilian trajton më shumë opsione si ai i Abel Ferreira, kampion i shumëfishtë me Palmeiras.  Renato Gaucho , i cili e përfundoi mirë sezonin 2023 me Gremio, ose Jorge Jesus  aktualisht te Al-Hilal nç Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll