Sport

Gjendet në pyll e vdekur futbollistja e kombëtares angleze!

Ajo la pas gruan e saj Lora, gjithashtu futbolliste, dhe një vajzë trevjeçare

29 Dhjetor 2023, 11:38 Nga DOSJA
Gjendet në pyll e vdekur futbollistja e kombëtares angleze!

ANGLI - Gemma Wiseman, futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Gemma ndihmoi Mbretërinë e Bashkuar të renditje në vendin e tretë në Kupën e Botës për Futbollin e sportisteve që nuk dëgjojnë në Itali në vitin 2016, dhe mediat angleze thanë se trupi i saj u gjet më 16 dhjetor në një pyll pranë Norwich.

Ajo la pas gruan e saj Lora, gjithashtu futbolliste, dhe një vajzë trevjeçare dhe në deklaratën zyrtare thuhet: “Më 16 dhjetor 2023, Gemma, për fat të keq, Gemma ndëroi jetë. Familja dhe miqtë e saj u shkatërruan plotësisht. Ajo ishte një person e sjellshëme dhe e kujdesshme me një sens të madh humori. Kudo që shkonte, ajo sillte të qeshura dhe energji me vete dhe miqësohej lehtësisht me këdo që kishte fatin ta takonte.”

Edhe pse ajo punonte si asistente shkolle, Wiseman ende luante futboll për një numër klubesh lokale.

Gjithashtu, mediat theksojnë se hetimi për vdekjen e saj dhe përcaktimi i shkakut zyrtar do të zbardhet në korrik të vitit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll