Sport

Dorëzohet Armando Broja, pritet largimi i tij nga Chelsea!

Janë mediat britanike të cilat kanë bërë të ditur se gjërat kanë ndryshuar dhe sulmuesi i kombëtares kuqezi po pret alternativat

29 Dhjetor 2023, 11:25 Nga DOSJA
Dorëzohet Armando Broja, pritet largimi i tij nga Chelsea!

ANGLI - Armando Broja po merr gjithnjë e më tepër minuta me fanellën e Chelsea-t, por pa mundur të kthehet në protagonist në tapetin e blertë. Sulmuesi shqiptar nuk po arrin të shënojë, duke lënë të pakënaqur edhe tifozët. 22-vjeçari u përpoq nga dita në ditë për të bindur stafin, drejtuesit dhe tifozët se ai ishte i duhuri për Chelsea-n.

Megjithatë, tashmë duket se Broja është “dorëzuar”. Sipas “The Athletic”, sulmuesi i Kombëtares kuqezi po merr në konsideratë edhe largimin nga blutë e Londrës nëse këta të fundit arrijnë marrëveshjen me një tjetër sulmues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll