Politike

Gjyqi ndaj Belerit, avokatët "rrëzojnë" provën e SPAK: Sollëm dëshmitarin e vërtetë, e pranoi dhe vetë personi (FOTO)

Avokati Geni Gjyzari tha se prokuroria ka hapur telefonin e kryebashkiakut të zgjedhur.

29 Dhjetor 2023, 13:42 Nga r.ll
Gjyqi ndaj Belerit, avokatët "rrëzojnë" provën e
geni gjyzari

TIRANË- Në seancën e sotme të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga prokuroria në fakt ishte një tjetër person.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha ai.

Gjyqi ndaj Belerit, avokatët "rrëzojnë" provën e
fotoja e deshmitarit

Fotoja është bërë nga forcat operacionale të Policisë se Shtetit kur Beleri mbahej nën vëzhgim pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Avokati Geni Gjyzari tha se prokuroria ka hapur telefonin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

“Qëndrimi i zotit Beleri është konstant, kërkon proces të rregullt dhe ligjor. Nuk i është garantuar deri në këtë moment. Është proces me dy standarde. Celulari është hapur që në ditët e para. Iu garantoj që po të shikonin elementë të paligjshëm në celular do ta linin ata? E kanë hapur, iu siguroj”, deklaroi ai për mediat.

Kujtojmë se Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e dy gjyqtarëve përkatësiht, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.

fredi beleri geni gjyzari

Sondazh

Poll