Art&Argëtim

Kim Kardashian e "tepron" me photoshop-in, fotoja e fundit sulmohet në rrjet

Të gjitha motrat, në radhë të parë Kim Kardashian, po ndryshojnë vazhdimisht fotot që postojnë në rrjetet sociale, vetëm se këtë herë gjërat dolën edhe më keq.

28 Dhjetor 2023, 17:29 Nga h.k.
Kim Kardashian e "tepron" me photoshop-in, fotoja e fundit sulmohet
Kim Kardashian

SHBA-Familja Kardashian është e famshme për reality show-n e tyre televiziv, paratë, skandalet, stilin e jetës luksoze dhe ‘photoshop-in’ e keq.

Të gjitha motrat, në radhë të parë Kim Kardashian, po ndryshojnë vazhdimisht fotot që postojnë në rrjetet sociale, vetëm se këtë herë gjërat dolën edhe më keq.

Në një nga fotot e saj të festës së Krishtlindjes, ajo është fotografuar me vajzën e saj, por në foto i shfaqej edhe një gisht i dytë në dorë. Në një vështrim të parë, 43-vjeçarja mund të shihet duke shtrënguar duart ndërsa buzëqesh përkrah North West në postimin në Instagram të shpërndarë të martën. Ndjekësit e saj, megjithatë, u përpoqën të analizonin çdo detaj dhe vunë re se fotografia kishte një gabim në përpunim.

Kardashian nuk i është përgjigjur publikisht akuzave, por sigurisht nuk është hera e parë që ajo akuzohet për ‘editim’ të keq të fotove të saj. Megjithatë, ajo që vazhdon të shkaktojë kuriozitet tek fansat e saj është se si ndodhin kaq shumë gabime të dukshme në ‘photoshop’. 

kim kardashian

Sondazh

Poll