Art&Argëtim

'Të bëhet mësim për të tjerë'/ Imami, Ahmed Kalaja shokon me reagimin për vdekjen e gazetarin Artan Turkaj

Një reagim aspak të hijshëm lidhur me këtë status ka bërë edhe Imami Ahmed Kalaja i cili thotë se ky duhet të jetë një mësim për të tjerët që të mos bëjnë shaka me ‘Allahun’.

28 Dhjetor 2023, 12:44 Nga a.l
'Të bëhet mësim për të tjerë'/ Imami,
Ahmed Kalaja dhe Arton Turkaj

KOSOVË- Gazetari nga Kosova Artan Turkaj rreth 30 vjeç dhe autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga një infarkt kardiak. Përveç angazhimit të tij në gazetari, Arton Turkaj njihej gjithashtu për humorin e tij satiristik në rrjete sociale.

Të afërmit po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit. Por ajo që po shokon rrjetin janë komentet e besimtarëve për vdekjen e të riut.

'Të bëhet mësim për të tjerë'/ Imami,
postimi


Kjo pasi dy ditë para se të ndërronte jetë gazetari postoi në Facebook një 'humor të zi', që i ka revoltuar besimtarët e devotshëm musliman: Urime Krishtilindjet jau boft Allahu kabull.

Një reagim aspak të hijshëm lidhur me këtë status ka bërë edhe Imami Ahmed Kalaja i cili thotë se ky duhet të jetë një mësim për të tjerët që të mos bëjnë shaka me ‘Allahun’.

'Të bëhet mësim për të tjerë'/ Imami,
Kalaja

ahmed kalaja arton turkaj

Sondazh

Poll