Art&Argëtim

E drogoi, e therri dhe më pas e hodhi nga dritarja/ Reperi spanjoll Canserbero u vra nga ish menaxherja

Canserbero vdiq në vitin 2015 dhe ishte shpallur reperi më i mirë në spanjisht nga revista Rolling Stone. Vdekja e tij, fillimisht u cilësua si vetvrasje.

27 Dhjetor 2023, 19:20 Nga A.TH
E drogoi, e therri dhe më pas e hodhi nga dritarja/ Reperi spanjoll
Natalia Amestica

VENEZUELA- Ish-menaxherja e reperit venezuelian Canserbero pranoi se e ka vrarë atë pasi e kishte droguar dhe më pas e therri me thikë. Natalia Amestica pranoi në një video se ajo është vrasësja, duke dhënë detaje se si e kreu krimin.

Canserbero vdiq në vitin 2015 dhe ishte shpallur reperi më i mirë në spanjisht nga revista Rolling Stone. Vdekja e tij, fillimisht u cilësua si vetvrasje. Në video Amestica tregoi se pasi e drogoi dhe e therri, me ndihmën e vëllait të saj e hodhi trupin e reperit nga një dritare e katit të 10-të.

Vdekja e reperit 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Tyrone González, tronditi fansat e tij, veçanërisht për shkak se në atë kohë u përfol se kishte vrarë mikun e tij Carlos Molnar në një përleshje me thikë, para se të hidhej nga dritarja. Familja dhe miqtë e tij gjithmonë dyshonin në versionin zyrtar të ngjarjeve dhe çështja u rihap muajin e kaluar pas shumë presioneve të tyre.

Dje, Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab publikoi deklarata video të regjistruara më 19 dhjetor nga Natalia dhe vëllai i saj Guillermo, në të cilat të dy treguan se çfarë kishte ndodhur natën kur u vra Canserbero. Natalia Améstica pretendon se ishte acaruar gjatë një turneu të reperit në Kili, kur miku dhe producenti i reperit, Carlos Molnar, i kishte thënë se nuk do të rimbursohej për biletat e avionit që kishte blerë dhe as nuk do të merrte një pjesë të fitimeve. të turneut, të cilin ajo pretendon se e kishte organizuar. Améstica dhe Carlos Molnar, 35 vjeç, ishin çift dhe thuhet se kishin qenë në një lidhje për më shumë se 10 vjet. Ajo thotë gjithashtu se gjatë turneut mësoi se Canserbero nuk e donte më atë si menaxhere të tij.

Amestica tregoin se i kishte hedhur një qetësues të fuqishëm në çajin që po përgatiste për reperin. Kur partneri i saj i droguar Carlos Molnar hyri në kuzhinë, ku ajo po gatuante darkën, ajo e goditi me thikë në qafë, në shpinë dhe në krah.

“Canserbero u rrëzua në divan në gjumë dhe unë e godita me thikë dy herë në krah. Në dëshpërim, më pas thirra vëllain tim Guillermo për të më ndihmuar të zgjidh situatën,” vijoi ish menaxherja. Në rrëfimin e vëllai të saj, thuhet se ky i fundit mbërriti në vendngjarje së bashku me tre oficerë të inteligjencës së Venezuelës, të cilët rregulluan skenën që të dukej si vetvrasje.

natalia amestica canserbero

Sondazh

Poll