Art&Argëtim

Kanye West i kërkon falje publike komunitetit hebre pas fjalimit të tij antisemitik

Reperi i “All of the Lights” e ka ndarë mesazhin e shkruar në hebraisht në Instagram në orët e para të mëngjesit të sotëm.

26 Dhjetor 2023, 16:07 Nga h.k
Kanye West i kërkon falje publike komunitetit hebre pas fjalimit të
Kanye West

SHBA-Reperi Kanye West i ka kërkuar falje publike komunitetit hebre për fjalimet e tij të paqëllimta antisemitike. Reperi i “All of the Lights” e ka ndarë mesazhin e shkruar në hebraisht në Instagram në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai ka shkruar: “Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit hebre për çdo shpërthim të paqëllimshëm, të shkaktuar nga fjalët apo veprimet e mia, nuk ishte qëllimi im ti lëndoja apo të mos i respektoja. Më vjen shumë keq për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar. Unë jam i gatshëm të filloj nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të siguruar ndjeshmëri dhe mirëkuptim më të madh në të ardhmen”.

West, e përfundoi shkrimin duke thënë se falja e tij është “e rëndësishme” për të dhe se ai është i përkushtuar të bëjë ndryshime dhe të promovojë unitetin.

Në fillim të këtij muaj reperi amerikan mbajti një fjalim antisemitik (paragjykues dhe diskriminues) në Las Vegas duke folur për Donald Trump, Jezusin dhe Adolf Hitlerin, thuhet në media

Dizenjuesi i ” Yeezy” gjatë fjalimit të tij ju drejtua turmës duke ju thënë se do “të mbyste” të gjithë të pasurit të cilët i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla private aty ku marrin pjesë edhe fëmijët e tij.

Disa javë më parë, West gjithashtu ju tregoi fansave një paraqitje të shkurtër të muzikës së tij të re që përfshin më shumë mesazhe antisemitike.

 

kanye west

Sondazh

Poll