Art&Argëtim

Gjendet i vdekur Lee Sun-kyun, aktori i filmit “Parasite”

Ai është gjetur pas disa javësh hetim intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës.

27 Dhjetor 2023, 10:48 Nga A.B
Gjendet i vdekur Lee Sun-kyun, aktori i filmit “Parasite”
Lee Sun-kyun

KORE- Aktori i njohur koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite”, film fitues i çmimit Oscar, është gjetur i vdekur në një makinë në Suel të mërkurën, thanë autoritetet.

Ai është gjetur pas disa javësh hetim intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës. Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit.

Policia ishte në kërkim të aktorit 48 vjeç pasi mori një raport se ai ishte zhdukur.

Ata refuzuan të jepnin detaje të mëtejshme, përfshirë atë nëse Lee kishte vrarë veten. Por mediat koreano-jugore thanë se familja e Lee më herët të mërkurën raportoi në polici se ai u largua nga shtëpia pasi kishte lënë një mesazh të ngjashëm me një shënim për vetëvrasje. Sipas policisë, trupi i Lee u transportua më vonë në një spital në Seul./Dosja.al

lee sun-kyun

Sondazh

Poll