Politike

‘Si guxon që më ndërpret?’/ Balla e ngacmon, Ralf Gjoni s’e toleron, ‘shpërthen’ në mes të mbledhjes: Mos ma tre

6 Nëntor 2019, 09:39 Nga DOSJA
‘Si guxon që më ndërpret?’/ Balla e ngacmon, Ralf

TIRANË– Mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme është shoqëruar me debate mes kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës dhe deputetit të opozitës, Ralf Gjonit.

Pas fjalës së Gjonit dhe Bushatit, fjalën e ka marrë Taulant Balla i cili ka korrigjuar fjalën e opozitarit. 

Nga ana tjetër Gjoni nuk i ka marrë më të keqë kritikat duke shpërthyer në mes të mbledhjes, si pasojë ka marrë edhe një paralajmërim nga kryetarja Mimi Kodheli.

PJESË NGA DEBATI:

Balla: Nuk janë cituar të gjithë dokumentat sepse e dini që ne aty jemi. Ndoshta mungesa e eksperiencës iu pengon që ta dini se iu nuk jeni Komisioni përkatës. Ndoshta nuk e dini por Republika jonë është Parlamentare.

Gjoni: Mos na trego eksperiencën, se në fakt qeveria juaj i zgjedh ministrat prej eksperiencës.

Balla: Ku e gjen guximin që më ndërpret?

Gjoni: E di shumë mirë unë më mirë se ty. 37 vjeçare kujt ia tregon, pronar i parlamentit je?

Balla: Zoti Bushati kishte propozime konkrete.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit po diskutohet për Projekt-Rezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Rezolutë që të cilën, deputeti Ditmir Bushati ka propozuar që ta kthejnë pas për shkak të gabimeve drejtshkrimore që ka. 

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni per politiken e jashtme ralf gjoni taulant balla komisioni per politiken e jashtme ralf gjoni taulant balla

Sondazh

Poll