Politike

Ligji “për Rininë”, Shahini u përgjigjet akuzave: Stimulohet aktivizmi rinor, jeni keqinformuar

5 Nëntor 2019, 21:26 Nga DOSJA
Ligji “për Rininë”, Shahini u përgjigjet akuzave:

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini, u është përgjigjur akuzave të opozitës dhe të CRCA-së, se “Ligji për Rininë” bën që organizatat të varen nga politika.

Në një status në Facebook, Shahini shkruan se ligji “për Rininë” mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë-organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë.

Ndër të tjera, ministrja shkruan se ligji nuk ka për qëllim adresimin e punësimit të të rinjve dhe as arsimimin formal, pasi këto fusha rregullohen me ligje e politika të tjera

Statusi i Besa Shahinit

Për herë të parë, ligji “për Rininë” mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë-organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, ligji “për Rininë” obligon institucionet qeverisëse të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje.

Të dy këta elementë të domosdoshëm për fuqizimin e të rinjve kanë qenë kërkesë e hershme e OJF-ve rinore.

Në vitin 2017-të, një draft i parë i ligjit është hartuar nga MASR së bashku me OJF-të dhe e mbështetur nga ekspertë të UNFPA-së. Në vitin 2018-të është konsultuar me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë dhe me OJF-të. Në 2019-tën ka kaluar nëpër ministritë përkatëse, është diskutuar në komisionet përkatëse parlamentare, është redaktuar për të përfshirë komentet shtesë të OJF-ve dhe dje kaloi në parlament. Si mund të thuhet që ligji paska kaluar shpejt dhe pa u konsultuar?

Po lexoj gjithë çfarë reagimesh opozitare nëpër portale, të cilat janë në rastin më të mirë të keq-informuara.

Të qartësojmë diçka: ligji nuk ka për qëllim adresimin e punësimit të të rinjve dhe as arsimimin formal, pasi këto fusha rregullohen me ligje e politika të tjera (ligji për nxitjen e punësimit; ligji për Arsimin e Lartë; ligji për Arsimin Parauniversitar; Pakti për Universitetin; portali i punësimit të studentëve në administratë: punetembare.al etj.).

Ky ligj siguron përfaqësim në vendimmarrje dhe financim publik të nismave rinore. Ky është një hap pozitiv për fuqizimin e të rinjve dhe afrimit të tyre një hap më afër bashkëmoshatarëve në BE. Sa për krahasim, gjysma e të rinjve në BE janë anëtarë të organizatave rinore dhe gati po aq angazhohen vullnetarisht për të mirën e komunitetit ku jetojnë apo mësojnë. Këto synojmë për të rinjtë shqiptarë gjithashtu!

CRCA/ECPAT Shqipëri, një ditë pas votimit në Kuvend të Ligjit për Rininë i ka dërkuar një kërkesë Presidentit të Republikës që të mos e drekretojë. Në letrën e drejtorit të kësaj organizate, Altin Hazizaj, ka renditur 8 argumente pse ligji nuk duhet dekretuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini ligji per rinine besa shahini ligji per rinine

Sondazh

Poll