Politike

“Të mos lëm nam”, Ditmir Bushati kritika të forta rezolutës për ndikimin e huaj në zgjedhje: Ka shumë gabime (VD)

Bushati u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të rishikonin dhe njëherë dokumentin që “të mos linin nam kur ta prezantonin tek të tjerët”, pasi ka gabime në përmbajtje dhe në përkthimin e bërë nga rezolutat e BE.

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka hedhur kritika të forta për rezolutën për ndikimet e huaja në zgjedhje. Bushati u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të rishikonin dhe njëherë dokumentin që “të mos linin nam kur ta prezantonin tek të tjerët”, pasi ka gabime në përmbajtje dhe në përkthimin e bërë nga rezolutat e BE.

Ish-ministri më tej u shpreh se që në titull rezoluta është me gabime, dhe asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk e ka marrë një nismë të tillë.

PJESË NGA DEKLARATA

Që në titull ne kemi një gabim, po pa pasur një mendim të qeverisë dhe të Parlamentit nuk dua të futem në këto ujra të trubullta. Por unë kam bërë kërkime dhe nuk kam parë që vende të tjera nuk ke kanë marrë një nisëm të tillë dhe cilat janë vendet e tjera të ballkanit që e kanë marrë këtë vendim për të të na shtyrë dhe në. Ne si Komision i Polikës së Jashmte duket të dimë dhe qëndrimin e Sllovakisë dhe Italisë, pasi ne jemi në Trojkë me me këto vende. Jam dakord dhe me Gjonin që thotë se është bërë një përkthim gabim i dokumentit të Bashkimit Evropian. Këtu është një gabim dhe duhet parë sërish që të mos lëm nam, se kemi gabime të shumta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment