Politike

“Brezat e tjerë do qeshin me ne”, Bushati bashkohet me opozitën dhe kundërshton rezolutën për ndikimin e huaj në zgjed

6 Nëntor 2019, 09:25 Nga DOSJA
“Brezat e tjerë do qeshin me ne”, Bushati bashkohet me

TIRANË- Rezoluta për ndikimin e huaj në zgjedhje është miratuar sot në parim në Komisionin e Politikës së Jashtme. Mes debateve kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli ka hedhur në votim rezolutën, por ka marrë votat kundër të opozitës dhe Ditmir Bushatit. Ky i fundit ka qenë shumë i ashpër në kritiakt e tij kundër rezolutës, e cila është propozuar nga Taulant Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, në nisje të diskutimeveka prezantuar këtë rezolutë dhe ka thënë se  duhet të ishte bërë më herët dhe është shumë e vonuar. Ai kërkoi mbështjen e deputetëve të tjerë, por nuk iu përgjigj pyejteve të Ditmir Bushatit, i cili tha se rezoluta është me gabime, pasi është marrë copy-paste nga rezoluta e Parlamentit Evropian.

Në mbështetje të Bushatit ishte dhe Ralf Gjoni që kritikoi dokumentin e sjell nga Ball, me të cilin pati dhe një debat me këtë të fundit. Nga ana tjetër Rudina Hajdari tha se Shqipëri nuk duhet të ketë frikë nga Rusia, pasi sipas saj 98% e popullësisë e ka të qartë drejtimin drejt perëndimit.

Debatet kanë vijuar dhe më tej, pasi ish-ministri i Jashtëm ka kërkuar që votimi të shtyhej dhe i gjithë dokumenti të rishikohej dhe të përmirësohej, por deklaratat e tij nuk janë marrë parasysh dhe Kodheli e hodhi në votim rezolutën.

Po çfarë është rezoluta?

Taulant Balla javën e shkuar në Kuvend depozitoi rezolutën për ndikimin e të huajve në zgjedhje. Rezoluta ishte e përqëndruar më shumë tek Rusia, duke thënë se kanë financuar dhe parti politike, duke iu referuar çështjes së hapur kundër PD-së. Kjo rezolutë kërkon që të rregullojë financimet e partive politike dhe marrjen e parave nga të huajt gjatë zgjedhjeve. Në këtë draft theksohet se ndërhyrjet e huaja në fushata polarizojnë opinionin dhe nxisin aktet e dhunës dhe të urrejtjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati ralf gjoni rezoluta per ndikimin e huaj ne zgjedhje taulant balla ditmir bushati ralf gjoni rezoluta per ndikimin e huaj ne zgjedhje taulant balla

Sondazh

Poll