Art&Argëtim

‘Më janë ngritur nervat’/ Diana Ziu shpërthen sërish ndaj Vera Grabockës: Do ngrihet populli në këmbë!

6 Nëntor 2019, 09:26 Nga DOSJA
‘Më janë ngritur nervat’/ Diana Ziu shpërthen

Kompozitorja e njohur Diana Ziu ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku e revoltuar listoi të gjitha arsyet e reagimeve të njëpasnjëshme kundër “lojës së pistë” që sipas saj, po bëhet në Festivalin e Këngës.

Pasi iu refuzua pjesëmarrja në Festivalin e 58-të, Diana tregoi se nuk mori asnjë përgjigje që argumentonte këtë vendim, duke ngritur shumë dyshime lidhur me transparencën e gjithë organizimit.

Përpos sulmeve ndaj producentes Vera Grabocka dhe pakënaqësisë së shprehur ndaj anëtareve të jurisë, që sipas saj nuk janë të denjë dhe s’ kanë kapacitet për të gjykuar këngët pjesëmarrëse, kompozitorja këmbënguli se kënga e saj do jetë me patjetër pjesëmarrëse në festival, pavarësisht refuzimit apo çdo pengese tjetër.

“Marko Strazimiri do futet në festival sepse e do populli…janë 40 mijë klikime. Festivali le të fillojë nga fillimi, të bëjnë çfarë të duan… për këtë vit do futet se s’ bën. Është populli që do vendosë, jo juria. Juria të japë dorëheqjen që në këtë moment që po flas unë me ty. Të iki kjo juri, Vera Grabocka të shkojë në shtëpi, Zhani Ciko të shkojë në shtëpi se më janë ngritur nervat e ky djalë të shkojë të fitojë”, përfundoi ajo.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture diana ziu diana ziu shperthen ndaj vera grabockes vera grabocka diana ziu diana ziu shperthen ndaj vera grabockes vera grabocka

Sondazh

Poll