Art&Argëtim

I quajti burrin vrasës dhe abuzues ndaj grave, Nicki Minaj sulmon prezantuesen: Se dija që mizoria ishte e ngulitur tek ti

5 Nëntor 2019, 19:44 Nga DOSJA
I quajti burrin vrasës dhe abuzues ndaj grave, Nicki Minaj sulmon

SHBA– Këngëtarja Nicki Minaj reagon pas komentit të Wendy Williams në lidhje me burrin e saj.

Wendy Williams në emisionin  e saj “Hot Topics” e uroi çiftin e martuar  së fundmi, por nuk harroi të përmendë të kaluarën e Kenneth Petty.

Ai ka kaluar 7 vite në burg, dhe është abuzues femrash. Pra, kjo do të thotë se ai është kriminel?”, është shprehur Wendy për Keneth.

Burimet shprehen se Nicki nuk kundërpërgjigjet shpesh po në këtë rast ajo nuk mund të duronte dhe në episodin “Queen Radio” ajo ka thënë:

Sa herë që e përmend atë, duhet të përfshish edhe këto të tjerat nga pas, por nuk është puna jote të bësh këto raportime. Unë nuk e dija që një njeri përfaqësohej nga e shkuara e tij dhe nuk e dija gjithashtu se shpirti jot i keq dhe mizoria ishte kaq e ngulitur tek ti”, tha reperja duke i dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj.

Kujtojmë se Nicki dhe Keneth u kurorëzuan një javë më parë në martesë, në një ceremoni private me miqtë e tyre më të ngushtë.

Wendy Williams ende nuk është përgjigjur në asnjë prej këtyre komenteve.

Burimi: The Source.com

(a.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kenneth petty nicki minaj sherri me prezantuesen wendy williams kenneth petty nicki minaj sherri me prezantuesen wendy williams

Sondazh

Poll