Art&Argëtim

E frikshme/ Jeta e Angelina Jolie dhe Richard Madden në rrezik, bomba të pashpërthyera në sheshxhirimin e filmit

5 Nëntor 2019, 19:31 Nga DOSJA
E frikshme/ Jeta e Angelina Jolie dhe Richard Madden në rrezik, bomba

SHBA- Aktorët Angelina Jolie dhe Richard Madden u detyruan të evakuojnë grupin nga sheshxhirimi për shkak të një bombe të pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burime për “The Sun” tregojnë sesi paniku u hap me shpejtësi gjatë xhirimit të filmit “The Eternals.”

Gjithashtu të gjithë të pranishmit në Fuerteventura të ishujve Kanarie, morën urdhër nga ekspertët që të qëndronin në distancë nga vendi ku ndodhej bomba.

Një burim i brendshëm i tha “The sun” se: “Ishte tmerruese, bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej”.

Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të”.

Angelina, 44 vjeçe, dhe Richard, 33 vjeç, janë duke luajtur rolet kryesore Thena dhe Ikaris në “The Eternals”, një film me superheronj nga Marve.

Burimi: The Sun

(a.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie angelina jolie

Sondazh

Poll