Art&Argëtim

Homazhe në Belgjikë, i jepet lamtumira e fundit aktores Shpresa Bërdëllima

5 Nëntor 2019, 21:42 Nga DOSJA
Homazhe në Belgjikë, i jepet lamtumira e fundit aktores Shpresa

BRUKSEL- Ditën e djeshme është zhvilluar ceremonia e lamtumirës për aktoren e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë familjarë dhe shumë shqiptarë, miq të saj dhe të familjes.

Ndërsa, homazhet në nder të saj janë zhvilluar nga ora 11 deri në 12, ndërsa nga ora 12 deri në orën 1 e 30 është zhvilluar ceremonia në kishë, pastaj në varreza ku i është dhënë dhe lamtumira e fundit.

Ndarja nga jeta e aktores Bërdëllima, ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për artin dhe kulturën shqiptare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture homazhe per aktoren ne bruksel shpresa bërdëllima vdes shpresa bërdëllima homazhe per aktoren ne bruksel shpresa bërdëllima vdes shpresa bërdëllima

Sondazh

Poll