Sport

Ish-presidenti i klubit turk, që goditi me grusht gjyqtarin lirohet me kusht...

Ai ishte në paraburgim që nga 11 dhjetori

27 Dhjetor 2023, 21:02 Nga DOSJA

Ish-presidenti i klubit turk, që goditi me grusht gjyqtarin lirohet me

TURQI - Një gjykatë në Ankara autorizoi të mërkurën lirimin e Faruk Koca, ish-presidentit të klubit Ankaragücü, që ishte në paraburgim. Ai goditi me grusht arbitrin Halil Umut Meler, në një ndeshje kundër Rizespor, më 11 dhjetorin e kaluar.

Koca akuzohet për "plagosje të një zyrtari gjatë ushtrimit të detyrës së tij" dhe shkelje të ligjit kundër dhunës në sport dhe sulmi i tij ka ndezur një debat kombëtar në Turqi për mungesën e respektit ndaj gjyqtarëve.

Federata Turke e Futbollit (TFF) pezulloi ndeshjet në të gjitha ligat për një javë, gjobiti klubin me 62.000 euro dhe dënoi klubin me pesë ndeshje në shtëpi pa tifozë në tribuna.

Kundër Koca, i cili dha dorëheqjen nga posti një ditë pas sulmit të tij, Federata e ka marrë edhe masën ndaj ish-presidentin me një ndalim të përjetshëm të tij nga aktivitete të lidhura me futbollin. Përveç kësaj, TFF ka premtuar të tregojë një qëndrim të fortë për t'i dhënë fund asaj që shumë e konsiderojnë një kulturë mosndëshkimi në sport.

Në këtë drejtim, Federata ka vendosur edhe një gjobë prej 24 mijë eurosh dhe një veto 90 ditë ndaj Ecmel Faik Sarialoglu, president i klubit Istanbulspor, i cili më 19 dhjetor urdhëroi lojtarët e tij të largoheshin nga fusha në minutën e 73-të të ndeshjes kundër. Trabzonspor, për konsiderimin e padrejtë të vendimit të një arbitri.

Rezultati ishte 1-2 në favor të Trabzonsporit, por TFF ka vendosur rezultatin në tavolinë 0-3, si dhe i ka hequr tre pikë Istanbulsporit, i cili prej javësh është në fund të Superligës turke.

Halil Umut Meler, arbitri i sulmuar nga Koca, është një nga 11 arbitrat me të drejtën e arbitrimit të ndeshjeve të FIFA-s. Koca dhe tre të pandehur të tjerë, të akuzuar për sulmin ndaj Melerit, pritet të dalin para gjykatësit më 9 janar, raporton rrjeti turk NTV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2023, 19:12

ZYRTARE/ Juve-Bremer deri në 2028!

ITALI – Kishte disa kohë që diskutohej, por tani është zyrtare: Gleison Bremer ka nënshkruar një rinovim me Juventusin ...