Sport

“Po të mos kishte qenë Kupa e Botës, Erling Haaland do ta kishte fituar “Topin e Artë”

“Nëse do të kthehesha, do të ishte në fund të kontratës sime”.

27 Dhjetor 2023, 18:48 Nga DOSJA

“Po të mos kishte qenë Kupa e Botës, Erling Haaland do ta

ANGLI - Futbollisti i Manchester Cityt, Bernardo Silva foli për gazetën “A Bola”, për të cilën është shprehur:

Benfica? “Sigurisht që dua të kthehem dhe shpresoj që një ditë të ndodhë, por për momentin do të ishte e pamundur, sepse Manchester City do të kërkonte shumë para. Unë jam një lojtar që vlerësohem më shumë se 50 milionë. Asnjë klub portugez nuk mund t'i paguajë ato para. Nëse do të kthehesha, do të ishte në fund të kontratës sime”.

Barça e Guardiolës? “Kur isha i ri, kam parë Barcelonën të përbërë nga lojtarë të rinj, Xavi, Iniesta dhe Messi, dhe të trajnuar nga Pep. Ky ishte një frymëzim për mua. Të shikoja një ndeshje të Barcelonës ishte padyshim një frymëzim dhe një nga ëndrrat e mia sepse tani është Pep që më stërvit”. 

Topi i Artë? “Nëse Bayern fiton Ligën e Kampionëve, sulmuesi i Bayernit, i cili shënoi 40 gola këtë sezon do të fitojë “Topin e Artë”.

City fitoi Champions League... dhe “Topin e Artë” e fitoi Messi? “Nëse nuk do të kishte qenë Botërori i Messit, do të kishte qenë Haaland ai që do të fitonte “Topin e Artë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll