Sport

Elmas te Leipzig, mesfushori maqedonas entuziast: "Ky është hapi i duhur për mua. Këtu luajmë një futboll të veçantë"...

Leipzig aktualisht është i katërti në renditjen e Bundesligës, me 6 pikë avantazh ndaj vendit të pestë, ndërsa janë 9 pikë prapa liderit Bayer Leverkusen.

27 Dhjetor 2023, 18:35 Nga DOSJA

Elmas te Leipzig, mesfushori maqedonas entuziast: "Ky është hapi

GJERMANI - Fjalët e para si lojtar i Leipzig, për Eljif Elmas. Mesfushori maqedonas pasdite kaloi te klubi sakson, me të cilin nënshkroi deri në vitin 2028.

Kështu ai largohet nga Napoli pas katër sezone e gjysmë, në të cilat bëri 189 ndeshje dhe shënoi 19 gola. Te ‘azzurrët’ Elmas fitoi një kampionat dhe një Kupë Italie. Ai do të zërë vendin e Forsberg, i cili u transferua te New York Red Bulls.

"Të kalosh në Bundesligë dhe t'i bashkohem Leipzigut është një ëndërr për mua. Klubi është i njohur për futbollin e veçantë që luan. Ata pëlqejnë presingun, luajnë me ritëm dhe kanë një sulm të fortë. E gjithë kjo më pëlqen.

Ekipi është një përzierje e mirë të talenteve të rinj, të cilët mund të përmirësohen shumë dhe lojtarëve që kanë fituar përvojë dhe kanë arritur shumë në periudhat e tyre të gjata në klub. Prandaj kalimi te Leipzig është hapi i duhur për mua dhe mezi pres të takoj të gjithë në janar.

Leipzig është vendosur si një nga skuadrat më të mira në Bundesligë dhe në një periudhë shumë të shkurtër kohore është bërë një emër i madh në futbollin evropian. Kur fola me Rouven Schröder (drejtorin sportiv) dhe Marco Rose (trajnerin), mendova menjëherë se: Unë dua të luaj për këtë klub!

Kemi një gjysmë të dytë të sezonit të vështirë. Dua të na ndihmoj të qëndrojmë në krye të Bundesligës dhe të përpiqemi të mposhtim Real Madridin në Champions League”.

Leipzig aktualisht është i katërti në renditjen e ligës, me 6 pikë avantazh ndaj vendit të pestë, ndërsa janë 9 pikë prapa liderit Bayer Leverkusen. Ekipi kaloi fazën e grupeve të Champions League në vendin e dytë, pas Manchester City. Megjithatë, gara e Kupës së Gjermanisë përfundoi tashmë në raundin e dytë, ku Leipzig është eliminuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll