Sport

“Nuk mund të bëja dush lakuriq”, James Rodriguez dhe përshtatja e vështirë në Katar...

“Jeta dhe kultura në Katar është shumë e vështirë, ishte një vend me të cilin e kisha të vështirë të përshtatesha”.

27 Dhjetor 2023, 18:23 Nga DOSJA

“Nuk mund të bëja dush lakuriq”, James Rodriguez dhe

KATAR - James Rodriguez flet për përvojën e tij në Katar, ku nga shtatori i vitit 2021 deri në atë në vijim ka veshur fanelën e Al Rayyan me sukses të përzier. Për të vetëm 16 ndeshje, me 5 gola dhe 7 asistime. 

I intervistuar nga “Globo Esporte”, kolumbiani shpjegon përshtatjen e vështirë jo vetëm në nivel futbolli, por mbi të gjitha kulturalisht me vendin që ka pamje nga Gjiri Persik.

“Jeta dhe kultura në Katar është shumë e vështirë, ishte një vend me të cilin e kisha të vështirë të përshtatesha. Të gjithë e dinë që në futboll, në dushe, të gjithë lojtarët janë të zhveshur, por unë nuk mund ta bëja as këtë, atje kjo ishte e ndaluar. Ishte e frikshme. Të gjithë hanë me duar në vakte, kërkova takëm dhe më thanë jo."

James gjithashtu kishte probleme me vendosjen në Gjermani. Mesfushori sulmues ka veshur fanelën e Bajernit nga viti 2017 deri në vitin 2019 dhe kujton:

"Është një vend i ftohtë dhe njerëzit janë gjithashtu të ftohtë. Kishte raste kur zgjohesha dhe ishte ftohtë, ftohtë, thjesht mendova se çfarë dreqin po bëja atje."

32-vjeçari James Rodriguez aktualisht luan në Brazil, te Sao Paulo, ku mbërriti në korrik. Me “Tricolorët” ai bëri 14 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime. Kontrata e tij skadon në vitin 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by James Rodríguez (@jamesrodriguez10)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll