Aktualitet

“E di nga kush e ke porosinë”, Mit’hat Havari rrëfen kërcënimin, shpallet në kërkim Saimir Moilli

6 Nëntor 2019, 06:31 Nga DOSJA
“E di nga kush e ke porosinë”, Mit’hat Havari rrëfen

Tiranë- Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga, bëri publike një denoncim ku tha se është kërcënuar dhe iu bëri thirrje autoriteteve që të reagojnë dhe të çojnë para drejtësisë porositësin. Ai ka theksuar se pas kërcënimit nga Sajmir Moilli për ditë me radhë ka qenë në terror psikologjik.

Pas bërjes publike të kërcënimit të është shpallur në kërkim Saimir Moilli. Dyshohet se ai e kishte kërcënuar Havarin me porosi të një krimineli. Kërcënimi ka ndodhur më 23 tetor.

Rrëfimi i Havarit:

“Janë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Moilli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. Ti e di nga kush e kam porosinë”, më tha se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm, por ka kaluar 10 ditë dhe askush nuk ka rënë në pranga. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrtar i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu. S’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t’i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyeu shumë rëndë, “Fu*k wife, daughter , everything”. Isha në terror psikologjik, s’kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s’jam boksier, s’mund të bëja grushte me të, tha ai.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kërcënohet mithat havari mit'hat havari saimir moilli kërcënohet mithat havari mit'hat havari saimir moilli

Sondazh

Poll