Politike

‘SPAK injoroi kontratën e familjes Begeja’/ Berisha: 42 familjet morën sipërfaqen që kishin ose paratë!

Berisha theksoi se SPAK e ka injoruar këtë kontratë të familjarëve Begeja për të ngjallë dyshime se Jamarbër Malltezi u favorizua.

26 Dhjetor 2023, 22:21 Nga I.A
‘SPAK injoroi kontratën e familjes Begeja’/ Berisha: 42
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër kontratën e pronarëve të familjes Begeja për të qënë bashkëinvestitor me 25% në zhvillimin e pronës. I ftuar në emisionin "A Show" në SYRI TV, Berisha theksoi se SPAK e ka injoruar këtë kontratë të familjarëve Begeja për të ngjallë dyshime se Jamarbër Malltezi u favorizua. Sipas Berishë, 42 familjet pushtuese të pronës së familjes Begeja pa përjashtim kanë marrë nga zhvilluesit sipërfaqen që kanë pasur ose paratë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë kurrkund.

"Pse është e rëndësishme! Është e rëndësishme për marrëdhëniet midis pronarëve sepse marrëdhëniet mes pronarëve duhet të jenë gjithnjë marrëdhënie të drejta. Ata ishin një familje por nuk mund të kishte me të fortë dhe me të dobët. Ata firmosën një marrëveshje që çdo pronar nga familja Begeja mund të ishte dhe të hynte me 25% si investitor në këtë. Kjo ishte e lirë dhe është lënë afat kohor 1 muaj, po këta e kanë injoruar këtë vetëm për të ngjallë dyshime se Jamarbër Malltezi u favorizua. Asnjë favor, Jamarbër Malltezi ata kanë qënë të hapur, por ata kanë pasur një problem, nuk ishte në atë kohë zonë elitare dhe e dyta kishte 42 pushtues dhe aty i vetmi problem madhor, në fakt ata të gjithë pa përjashtim kanë marrë nga zhvilluesit sipërfaqen që kanë pasur ose paratë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë kurrkund," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll