Sport

Al Ittihad - Al Nasr: Përqafimi i Ronaldos me Benzemën para derbit… (video)

Para fillimit të derbit të Al Ittihad me Al Nasr, ish-bashkëlojtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, u takuan

26 Dhjetor 2023, 22:13 Nga DOSJA

Al Ittihad - Al Nasr: Përqafimi i Ronaldos me Benzemën para

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema janë takuar sërish. Ish-partnerët e linjës sulmuese të Real Madridit, tani janë rivalë në Arabinë Saudite dhe përpara derbit të Al Ittihad me Al Nasr, ish-shokët e skuadrës u përqafuan me njëri-tjetrin dhe patën një shans për të biseduar.

Superylli portugez dhe 'vrasësi' francez bashkëjetuan te “Mbretëresha” nga viti 2009 deri në vitin 2018 kur CR7 u largua dhe u transferua në Torino te Juventusit. Gjatë kësaj kohe ata festuan së bashku katër Liga të Kampionëve, tre Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, dy kampionate, po aq kupa dhe një Superkupë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll