Sport

Erling Haalandit i “vjedhin” emrin, por ai zbulon një metodë të re!

Asi norvegjez tashmë është një markë e madhe në fushën e sportit dhe... po shënon suksese edhe në pjesën komerciale

26 Dhjetor 2023, 16:42 Nga DOSJA

Erling Haalandit i “vjedhin” emrin, por ai zbulon një

NORVEGJI - Qershorin e kaluar, Erling Braut Haaland paraqiti tre aplikime në Zyrën Norvegjeze të Pronësisë Industriale, nëpërmjet një firme të njohur ligjore në vendin e tij.

E para, kishte të bënte me një markë tregtare me nënshkrimin e tij, e dyta një markë tjetër me festimin e golit të tij ("festimi i lotusit" siç quhet kjo pozë e veçantë në joga) dhe e treta për regjistrimin e markës "Erling Haaland".

Dy aplikimet e para u miratuan pa asnjë problem, por i treti u refuzua. Dhe kjo sepse në shtator 2022, ky shërbim i veçantë kishte marrë një aplikim të ngjashëm nga një 29-vjeçar banor i Oslos me emrin... Erling Haaland, i cili kishte arritur të regjistronte komercialisht emrin e tij!

Në teori, asi i Manchester City kishte të drejtë të ankohej, ose të përpiqej të blinte të drejtën e përdorimit të emrit, por siç doli ai nuk bëri asnjë nga sa më sipër.

Në vend të kësaj, ai dorëzoi pak para pushimeve një aplikim të ri, duke kërkuar regjistrimin e markës tregtare "EBH", që janë inicialet e tij (Erling Braut Haaland).

Pasi të miratohet aplikacioni, atëherë do të dalin artikujt e parë me markën specifike, me fansat e norvegjezit që presin pizhamet e mëndafshta me firmën e tij!

Erling Haalandit i “vjedhin” emrin, por ai zbulon një

Janë pizhamet e famshme që ka veshur në të gjitha daljet e tij vitin e kaluar, kur festonte fitimet e titullit me Cityn.

Erling Haalandit i “vjedhin” emrin, por ai zbulon një

Megjithatë, emri i markës “EBH” nuk do të ndalet vetëm në prodhimin dhe shitjen e pizhameve, pasi në bashkëpunim me sponsorët e saj ka përgatitur një sërë sapunësh, deodorantësh dhe parfumesh, celularë, ora, bizhuteri, syze dielli, veshje dhe artikuj natyralë që përdoren në joga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll