Sport

Shqetësim te FC Barcelona për shkak të Pedrit! Dëmtimet e shpeshta problem…

Pedri (21 vjeç) nuk po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij që kur veshi fanelën e Barcelonës.

26 Dhjetor 2023, 18:53 Nga DOSJA

Shqetësim te FC Barcelona për shkak të Pedrit! Dëmtimet e

SPANJE - Mesfushori spanjol u transferua nga katalanasit në vitin 2019 nga Las Palmas, duke paguar 22 milionë euro për të. Pedri qëndroi në huazim deri në korrik 2020, kur debutoi me katalanasit dhe bëri përshtypje, duke u bërë pjesë kyçe e skuadrës. 

Sezoni i parë te Barça ishte spektakolar, duke shënuar jo më pak se 71 ndeshje, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren. Edhe pse paraqitjet e tij u vlerësuan, shumë zëra thanë se lojtari i ri ishte i mbingarkuar dhe që atëherë gjërat nuk kanë qenë më të njëjtat. 

I rikthyer në fushë vetëm në nëntor, pas një dëmtimi që e mbajti larg fushës që nga gushti, Pedri e nis 2024-ën i dëmtuar. Situata e tij shkaktoi shqetësim tek katalanasit, të cilët analizuan kursin e tij. 

Shqetësimet katalanase për Pedrin…

“Sport.es” shkruan se Pedri në sezonin e tij të dytë te Barcelona luajti vetëm 26 ndeshje, duke munguar për shkak të tre dëmtimeve muskulore. Në sezonin e tretë, ai pësoi dëmtime muskulare vetëm dy herë, duke luajtur në 41 ndeshje, por sinjali i alarmit u shfaq këtë sezon, kur në vetëm katër muaj ai tashmë ka pësuar dy dëmtime. 

Burimi i cituar thekson se mungesat kanë qenë për shkak të dëmtimeve të muskujve, por Barcelona ka tentuar ta mbulojë, duke deklaruar se ai është goditur gjatë një seance stërvitore. Në tre sezone te Barcelona, Pedri mori jo më pak se shtatë dëmtime, të gjitha muskulare, duke humbur një total kumulativ prej më shumë se një viti, pra 384 ditë, siç raportohet nga Transfermarkt. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll