Sport

VIDEO/ Chris Wood, heroi i përmbysjes për Nottingham! Për 15 minuta “hat-trick”…

Nottingham Forest këtë të martë, fitoi 3-1 në transfertë ndaj Newcastle, me një “hat trick” nga Chris Wood.

26 Dhjetor 2023, 15:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Chris Wood, heroi i përmbysjes për Nottingham! Për 15

ANGLI - Pas humbjes 3-2 ndaj Bournemouth, trajneri portugez Nuno Espírito Santo arriti fitoren e pare 3-1 në drejtimin e Nottingham Forest këtë të martë, duke fituar në transfertë ndaj Newcastle, me një “hat trick” nga Chris Wood. 

“Magpies” e nisën më mirë, madje dhe kaluan në avantazh në minutën e 23-të pas një penalltie të shënuar nga Isak, por sulmuesi i Zelandës së Re, 32-vjeçari Chris Wood ishte i pranishëm dhe në rreth 15 minuta (45'+1, 53' dhe 60') shënoi tri here radhazi, duke i dhuruar fitoren Nottinghamit. 

Me këtë rezultat, skuadra e Nottingham Forestit, e drejtuar tashmë prej dy ndeshjesh nga Espírito Santo, është në vendin e 16-të (17 pikë) në Premier League, ndërsa Newcastle është i 7-ti (29), po ashtu provizorisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll