Sport

Trajneri Fatih Terim konfirmoi se po shkon te Panathinaikos: “Po është e vërtetë, nesër do të jem në Athinë për stërvitje”...

"Ata erdhën dje biseduam dhe ne ramë dakord. Unë do të shkoj në Athinë në mëngjes. Do të stërvitemi pasdite”,- ka thenë ai.

26 Dhjetor 2023, 15:32 Nga DOSJA

Trajneri Fatih Terim konfirmoi se po shkon te Panathinaikos: “Po

GREQI - Zhvillime të shpejta në kampin e Panathinaikos, me presidentin Giannis Alafuzos, që ka vendosur të shkarkojë Ivan Jovanoviçin pas 2.5 vitesh bashkëpunim dhe për ta zëvendësuar me trajnerin e njohur turk Fatih Terim. 

Tekniku me experience e konfirmoi këtë, madje raportimet kanë marrë formën e një orteku në orët e fundit në Turqi dhe Greqi, duke thënë se nesër do të jetë në Athinë. 

Kështu pas... tweet-it fillestar të gazetarit turk, që ndezi  “zjarret” ka ardhur edhe deklarata e vetë teknikut 70-vjeçar, i cili i konfirmon gazetarit Ertuğrul Özkök marrëveshjen me “të gjelbërt”.

“Po, është e vërtetë. Ata erdhën dje biseduam dhe ne ramë dakord. Unë do të shkoj në Athinë në mëngjes. Do të stërvitemi pasdite”,- ka thenë ai.

Marrëveshje për 1.5 milionë euro, e donte Alafouzos

Në orët e fundit shtypi turk ka marrë flakë nga raportimet, që sjellin Fatih Terimin në portat e të ‘Gjelbërve’ dhe më në fund lajmi konfirmohet. Informacionet e fundit bëjnë me dije, se divorci përfundimtar me trajnerin Ivan Jovanoviçin, do të zyrtarizohet gjatë ditës, në mënyrë që me “plumbin” t’i hapet rruga ardhjes së trajnerit turk, i cili nesër pritet në Greqi për të marrë përsipër detyrat.

Duhet theksuar se ky është një vendim që i forti i Panathinaikos e ka peshuar prej kohësh, megjithatë përjashtimi europian nga Maccabi Haifa, por edhe rënia e performancës së skuadrës së fundmi, me pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha ngjarjet, ishin ato që sollën shumë reflektim dhe përfundimisht çuan në divorc.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll