Bota

Komisioni parlamentar turk jep miratimin, Suedia një hap më afër anëtarësimit në NATO

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

26 Dhjetor 2023, 17:40 Nga r.ll
Komisioni parlamentar turk jep miratimin, Suedia një hap më afër
rexhep tajip erdogan, jens stoltenberg, ulf kristersson

ANKARA- Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha pëlqimin e tij për bashkimin e Suedisë me NATO-n, duke e afruar vendin nordik  me anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore. Protokolli i pranimit të Suedisë tani do të duhet të miratohet në asamblenë e përgjithshme për fazën e fundit të procesit legjislativ në Turqi. Ende nuk nuk është caktuar asnjë datë.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi një tjetër pengesë në fillim të këtij muaji duke lidhur hapur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO me miratimin e Kongresit Amerikan të një kërkese turke për blerjen e 40 avionëve luftarakë F-16 dhe kompleteve të reja për të modernizuar flotën ekzistuese të Turqisë.

Komiteti i punëve të jashtme i parlamentit turk kishte filluar diskutimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO muajin e kaluar. Takimi megjithatë u shty pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e Erdogan paraqitën një mocion për një shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për më shumë sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin "pjekur" sa duhet.

Të martën, shumica e ligjvënësve në komitet votuan në favor të kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar. Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Finlanda iu bashkua aleancës në prill , duke u bërë anëtarja e 31-të e NATO-s, pasi parlamenti i Turqisë ratifikoi ofertën e vendit nordik.

NATO kërkon miratimin unanim të të gjithë anëtarëve ekzistues për t'u zgjeruar, dhe Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që kanë rezistuar. Hungaria e ka bllokuar ofertën e Suedisë, duke pretenduar se politikanët suedezë kanë thënë "gënjeshtra flagrante" për gjendjen e demokracisë së Hungarisë. Vonesat kanë frustruar aleatët e tjerë të NATO-s, të cilët ishin të shpejtë për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në aleancë.

suedi nato

Sondazh

Poll