Përplasje mes barinjve myslimanë dhe fermerëve të krishterë në Nigeri, mbi 100 persona humbin jetën nga konflikti
foto ilustruese NIGERI- Numri i të vdekurve në fundjavë pas përplasjeve mes barinjve dhe fermerëve në Nigeri është ...
Zoti Navalny mbahej më parë në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ndërsa tani gjendet në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets, një zonë e njohur për dimrat e ashpër.

RUSI- Mesazhi i tij në rrjetin social X, dikur i njohur si Twitter, erdhi një ditë pasi anëtarët e ekipit të tij thanë se kishin arritur ta gjenin vendndodhjen e tij pas disa javësh humbje kontakti. Zoti Navalny mbahej më parë në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ndërsa tani gjendet në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets, një zonë e njohur për dimrat e ashpër.
Zoti Navalny shkruajti se ishte transportuar me masa kaq të shumta dhe përgjatë një trajektoreje aq të çuditshme, sa që nuk mendonte se do të bëhej e ditur vendndodhja e tij deri në janar. Kira Yarmysh, një zëdhënëse e zotit Navalny, tha të hënën se avokati i tij ishte lejuar ta takonte në objektin e ri. Ajo tha se largimi i zotit Navalny në vendndodhjen e re synon izolimin e tij.
“Alexei, megjithëse mbahet në burg, vazhdon të jetë kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit. Ai është personi që i reziston më shumë se çdokush tjetër dhe kështu motivon të tjerët që të rezistojnë. Prandaj nuk është befasi që e transferuan tashmë në një tjetër burg, që të mos ia ndalojë dot Putinit të bëjë fushatën elektorale dhe në vazhdim të manipulojë edhe zgjedhjet”, tha zonja Yarmysh.
Zoti Navalny u arrestua në vitin 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku u kurua pas helmimit me një agjent nervor, për të cilin ka fajësuar Kremlinin. Ai i ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht.
Marrë nga VOA
foto ilustruese NIGERI- Numri i të vdekurve në fundjavë pas përplasjeve mes barinjve dhe fermerëve në Nigeri është ...
Foto e deputetes IZRAEL-Deputetja palestineze Khalida Jarrar, një nga figurat më të shquara të Frontit Popullor për Çlirimi...
Anija ruse UKRAINË- Forcat ukrainase sulmuan të martën me raketa anijen ruse “Novocherkassk”, duke i dhënë një go...
pamje nga vendngjarja INDI- Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të ambasadës izraelite në Nju Delhi mbrëmjen e sotme...
ebrahim raisi, rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi do të vizitojë Ankaranë muajin e ardhshëm për të...
KOSOVË- Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka thënë të martën se vlera e faturës së muajit dh...
Foto ilustruese SERBI-“Festat po vijnë, njerëzit vizitojnë dyqanet gjysmë bosh. Është torturë psikologjike”....
foto ilustruese EVROPË- Ky vit ishte i gjithi për të kompensuar kohën e humbur. Pas pandemisë, vizitorët pushtuan qytete...
Foto e lidërave në Europë EUROPË-Pasi i mbijetuan një pandemie vdekjeprurëse vitet e fundit, qytetarët evropianë po...
Foto ilustruese KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të martën se ka ngritur aktakuzë kundër një personi ...