Bota

Shpërthim afër ambasadës izraelite në Indi, autoritetet nisin hetimet

26 Dhjetor 2023, 16:32 Nga r.ll
Shpërthim afër ambasadës izraelite në Indi, autoritetet
pamje nga vendngjarja

INDI- Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të ambasadës izraelite në Nju Delhi mbrëmjen e sotme. Si pasojë e shpërthimit asnjë person nuk u lëndua, ndërsa shkaku nuk dihet ende. Zyrtarët izraelitë punojnë me ato autoritetet indiane për zbardhjen e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Dy vjet më parë, një shpërthim jashtë ambasadës së Izraelit në Nju Delhi dëmtoi makina, por nuk shkaktoi lëndime, në një sulm që India tha se ishte kryer nga dega e Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Në shkurt 2012, gruaja e ushtarakut izraelit u plagos në një sulm me makinë bombë në kryqytetin indian. Policia arriti në përfundimin se Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit qëndronte pas bombardimeve, njëra nga një seri tentativash sulmesh kundër objektivave izraelite në mbarë botën që i atribuohen Iranit gjatë asaj periudhe.

indi

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2023, 15:51 h.k

E djathta ekstreme po pushton Evropën

Foto e lidërave në Europë EUROPË-Pasi i mbijetuan një pandemie vdekjeprurëse vitet e fundit, qytetarët evropianë po...