Bota

Përplasje mes barinjve myslimanë dhe fermerëve të krishterë në Nigeri, mbi 100 persona humbin jetën nga konflikti

Plateau është një nga disa shtete të larmishme etnike dhe fetare, të njohura si Brezi i Mesëm i Nigerisë, ku konflikti ndërkomunal ka marrë qindra jetë në vitet e fundit.

26 Dhjetor 2023, 16:52 Nga r.ll
Përplasje mes barinjve myslimanë dhe fermerëve të
foto ilustruese

NIGERI- Numri i të vdekurve në fundjavë pas përplasjeve mes barinjve dhe fermerëve në Nigeri është rritur në 113. Ky rast është shpërthimi më i keq i dhunës në zonën e Plateau që nga maji, kur më shumë se 100 njerëz u vranë në sulmet e fermerëve, shkruan CNN.

Kryetarit të Zonës së Qeverisjes Lokale Bokkos të Shtetit Plateau, tha se 113 njerëz ishin vrarë në sulmet e së shtunës dhe së dielës.

“Sulmet ishin të mirëkoordinuara. Jo më pak se 20 komunitete të ndryshme u sulmuan nga banditët,” tha ai. “Ne kemi nxjerrë 113 trupa të pajetë nga ato komunitete. Kemi shëruar më shumë se 300 të plagosur.”

Plateau është një nga disa shtete të larmishme etnike dhe fetare, të njohura si Brezi i Mesëm i Nigerisë, ku konflikti ndërkomunal ka marrë qindra jetë në vitet e fundit.

Dhuna shpesh përshkruhet si konflikt etno-fetar midis barinjve myslimanë dhe kryesisht fermerëve të krishterë. Por ndryshimet klimatike dhe zgjerimi i bujqësisë janë gjithashtu faktorë kryesorë. Ministria franceze e Punëve të Jashtme i dënoi sulmet në termat më të fortë të mundshëm.

nigeri

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2023, 15:51 h.k

E djathta ekstreme po pushton Evropën

Foto e lidërave në Europë EUROPË-Pasi i mbijetuan një pandemie vdekjeprurëse vitet e fundit, qytetarët evropianë po...