Bota

Në fokus të bisedimeve do të jenë Gaza dhe Siria, presidenti iranian takim në janar me homologun turk

Turqia, e cila mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për sulmet e tij në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

26 Dhjetor 2023, 16:17 Nga r.ll
Në fokus të bisedimeve do të jenë Gaza dhe Siria, presidenti
ebrahim raisi, rexhep tajip erdogan

TURQI- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi do të vizitojë Ankaranë muajin e ardhshëm për të takuar homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për bisedime që ka të ngjarë të fokusohen në situatat në Gaza dhe Siri.

Vizita është planifikuar për 4 janar dhe vjen pasi vizit e planifikuar në nëntor u shty për shkak të orareve konfliktuale të ministrave të jashtëm të dy fuqive rajonale, shkruan Sky News.  Në atë kohë, ministri i jashtëm i Turqisë ishte në Nju Jork si pjesë e një "grupi kontakti" të vendeve myslimane në Gaza.

Turqia, e cila mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për sulmet e tij në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Ndërsa ka rritur retorikën e saj kundër Izraelit që kur filloi operacionin e saj ajror dhe tokësor në Gaza që nga 7 tetori, Turqia ka mbajtur gjithashtu lidhje tregtare me Izraelin, duke shkaktuar kritika nga disa parti opozitare dhe Irani. Turqia dhe Irani zakonisht kanë pasur lidhje të ndërlikuara, duke qëndruar në mosmarrëveshje për një mori çështjesh, kryesisht për luftën civile siriane. 

ebrahim raisi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2023, 15:51 h.k

E djathta ekstreme po pushton Evropën

Foto e lidërave në Europë EUROPË-Pasi i mbijetuan një pandemie vdekjeprurëse vitet e fundit, qytetarët evropianë po...