Aktualitet

Moti i keq, pezullohet nisja e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë

5 Nëntor 2019, 21:14 Nga DOSJA
Moti i keq, pezullohet nisja e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë

VLORË- Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq nuk do të niset nga Italia.

Si pasojë e kushteve të motit nisja është shtyrë për mbrëmjen e nesërme, ku pritet të mbërrijë në Vlorë në orën 22:00.

Njoftimi i plotë: 

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 05-06.11.2019 , trageti ST.DAMIAN nuk do të niset nga porti i Brindisit-Itali për në portin e Vlorës. Mbas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike do të niset në datën 06.11.2019 rreth orës 22:00 dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës në datën 07.11.2019 në orën 07:00 sipas grafikut që ka me portin detar Sh.a Vlorë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet linja brindisi-vlore moti i keq vonohet trageti linja brindisi-vlore moti i keq vonohet trageti

Sondazh

Poll