Art&Argëtim

Fitonte miliona dollarë nga Fortnite, përjashtohet adoleshenti që bënte hile

5 Nëntor 2019, 17:02 Nga DOSJA
Fitonte miliona dollarë nga Fortnite, përjashtohet adoleshenti që

ANGLI– Adoleshenti Britnik Faze Jarvis është përjashtuar perfundimisht nga Fortnite pasi Epic Games krijuesit e kësaj loje e zbuluan se  bënte hile dhe mashtronte fansat.

Daily mail” shkruan se 17-vjecari, i cili ka një kanal në YouTube me 2 milionë ndjekës dhe 600 mijë të në Twitter u ka kërkuar falje ndjekësve pasi nuk e dinte që veprimet e tij do të  kishin të tilla pasoja.

Ai u përjashtua sepse kishte përdorur “aimbot” gjatë lojës, manipulime që ia lehtësojnë fitoren kur shënjestron kundërshtarët.

Githashtu me lot në sy ai tha se do të mbante përgjegjësi të plotë për veprimet dhe se e kuptonte më së miri se pse kishte ndodhur kjo. “Do të doja ta kisha ditur që në fillim se sa të rënda ishin pasojat”, tha ai për ndjekësit, duke shtuar: “Ju dua të gjithëve ju që më mbështetni. Ky nuk është fundi.”

Sigurisht që për Jarvis Kaye ose i njohur ndryshe si Faze Jarvis është një tronditje e madhe pasi me kanalin e tij ai fitonte miliona dollarë.

(a.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz faze jarvis fortnite faze jarvis fortnite

Sondazh

Poll