Aktualitet

Betejë me flakët në Lushnje, zjarrëfikëses i erdhi autoshkalla pas 8 orësh

Mungesa e autoshkallës e bëri të vështirë shuarjen e zjarrit dhe zjarrëfikësit për një kohë të gjatë kanë punuar nga kati i parë për të dërguar ujin e në katin e katërt.

26 Dhjetor 2023, 10:17 Nga h.k
Betejë me flakët në Lushnje, zjarrëfikëses i erdhi
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një zjarr i madh përfshihu mbrëmjen e djeshme qendrën tregtare "Metropol" në Lushnje. Forcat policiore dhe ato zjarrëfikëse kanë qenë për gati 10 orë të mobilizuara për të evakuuar personat brenda godinës 12-katshe.

Mungesa e autoshkallës e bëri të vështirë shuarjen e zjarrit dhe zjarrëfikësit për një kohë të gjatë kanë punuar nga kati i parë për të dërguar ujin e në katin e katërt. Autoshkalla ka  mbërritur në mbrëmje, pas gati 8 orësh betejë me flaëkt. 

Flaka ka nisur në katin e katër midis ambienteve të një lokali dhe një dyqani këpucësh. 42 persona përfunduar në spital të asfiksuar, midis tyre 9 zjarrëfikës dhe 3 fëmijë. 

 

 

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll