Aktualitet

Shqiptari qëllon me armë makinën në Kretë, tenton të kryejë edhe grabitje, vihet në pranga

Ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur.

26 Dhjetor 2023, 09:15 Nga A.B
Shqiptari qëllon me armë makinën në Kretë, tenton
Policia

GREQI- Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”. Makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës.

Ngjarja është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar pasditen e sotme.

Ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur.

Pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga policia./Dosja.al

shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll