Aktualitet

Hakerohet “One Albania”/ “Homeland Justice”: Kemi marrë në dorë të dhënat e shqiptarëve

Sipas tyre, këto të dhënë tepër të rëndësishme do të publikohen së shpejti, duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

25 Dhjetor 2023, 23:51 Nga I.A

Hakerohet “One Albania”/ “Homeland Justice”: Kemi


TIRANË- Grupi i hakerave  “Homeland Justice” kanë sulmuar kopaninë e telefonisë shqiptare “One Albania”. Njoftimin e kanë bërë në rrjetin e tyre “Telegram”, ndërsa thonë se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Sipas tyre, këto të dhënë tepër të rëndësishme do të publikohen së shpejti, duke  cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

Njoftimi i plotë:

“Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar! Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli.

one albania homeland justice

Sondazh

Poll